Ndërlidhjet

Prokurorët francezë nisin hetimet kundër ministrit Le Roux


Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux

Zyra e prokurorit për financa në Francë, ka nisur një hetim ndaj ministrit të Brendshëm, Bruno Le Roux.

Ministri Le Roux kishte punësuar në parlament, dy vajzat e tij.

Përderisa në Francë është e ligjshme që të punësojnë familjarët e tyre, një raport në rrjetin televiziv TMC, ka raportuar se ministri Le Rouxe kishte punësuar disa herë vajzat e tij në si asistente në parlament, gjatë pushimit shkollor. Por, siç raporton TMC, ato nuk kishin punuar fare.

Vajzat e ministrit, për herë të parë ishin punësuar në parlament, teksa ende ishin në shkollë të mesme.

Zyra e Prokurorit ka thënë në një deklaratë për media, se hetimi është hapur sot dhe ai do të udhëhiqet nga agjencia ëq merret me luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit financiar.

Zyra e Le Roux nuk ka komentuar për këtë rast.

Një rast të ngjajshmë, me punësimin e familjarëve, e ka dëmtuar shumë, kandidatin konservator për president të Francës, Francois Fillon.

XS
SM
MD
LG