Ndërlidhjet

Moskë: Studenti rrahet për shkak të flamurit ukrainas


Pamje nga koncerti më 18 mars në Moskë me rastin e shënimit të trevjetorit të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë

Një student pasuniversitar në Universitetin Shtetëror të Moskës thotë se është rrahur dhe hetuar nga Shërbimi i Sigurisë Federale të Rusisë (FSB), pasi e ka ekspozuar një flamur të Ukrainës, në trevjetorin e aneksimit ilegal të Krimesë nga ana e Rusisë.

Ky person i tha sot Radios Evropa e Lirë se quhet Farukh dhe se ishte rrahur dhe marrë në pyetje për dy orë nga oficerët e FSB-së. Po ashtu, ai ishte detyruar ta shkruaj një deklaratë me të cilën pajtohet që të punoj si informator i FSB-së.

Sipas këtij personi, oficerët i ishin kërcënuar se do ta përjashtonin nga universiteti, nëse nuk e nënshkruan deklaratën për bashkëpunim.

Incidenti me ngritje të flamurit ka ndodhur më 18 mars, gjatë një koncerti për shënimin e trevjetorit të aneksimit të Krimesës së Ukrainës nga ana e Rusisë. Në këtë koncert të mbajtur në kompleskin universitar, ishin të pranishëm qindra mijëra shikues.

Personi Farukh tha se e kishte valvitur flamurin ukrainas nga dritarja e dhomës së tij në konvikt për të protestuar kundër sasisë së parave shtetërore, që janë shpenzuar për festimin e këtij përvjetori, derisa konviktet e studentëve pothuajse gjysmë të shkatërruara janë lënë pasdore për dekada me radhë.

XS
SM
MD
LG