Ndërlidhjet

OKB: Përkujtohet ambasadori rus Vitaly Churkin


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke mbajtur një moment të heshtjes me rastin e vdekjes së Vitaly Churkinit

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, i cili ka vdekur papritmas më 20 shkurt, është përkujtuar dhe nderuar me një moment heshtjeje në hapësirat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Diplomatët nga 193 vende anëtare të OKB-së kanë qëndruar mbrëmë në heshtje për ta nderuar të ndjerin Churkin, që vdiq një ditë para se t’i mbushte 65 vjet.

Pastaj, liderët OKB-së e lavdëruan atë me fjalët më të mira.

Në këtë ceremoni të përkujtimit ishin të pranishëm edhe bashkëshortja e të ndjerit Irina dhe djali Maxim.

XS
SM
MD
LG