Ndërlidhjet

SHBA dhe Koreja Jugore thonë se një raketë verikoreane ka dështuar


Pamje nga një lansim i mëparshëm raketor i Koresë Veriore
Pamje nga një lansim i mëparshëm raketor i Koresë Veriore

Një raketë e Koresë Veriore e lansuar sot ka dështuar, thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore.

Ky dështim ndodhi dy javë pasi verkoreanët e kishin festuar një kthesë madhore në programin e tyre raketore, siç kishin vlerësuar liderët e Koresë Veriore.

“Komanda amerikane e Paqësorit ka detektuar atë që ne vlerësojmë se ishte përpjekje e dështuar për lansim raketor e Koresë Veriore”, tha zëdhënësi i kësaj komande, Dave Benham.

Sipas tij, “raketa duket se ka eksploduar brenda disa sekondash pas lansimit”.

Zyrtarë ushtarakë jugkoreanë, po ashtu, thanë se e kanë detektuar dështimin e lansimit.

XS
SM
MD
LG