Ndërlidhjet

Koalicioni që udhëhiqet nga SHBA do të hetojë sulmin në Raka


Siri, ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se koalicioni i sulmeve ajrore, që udhëhiqet nga SHBA, që lufton kundër grupit terrorist, Shteti Islamik, është duke hetuar raportet se një sulm ajror ka goditur një shkollë që përdorej për strehim në Siri, duke vrarë të paktën 33 persona në Raka,

“Deri tash, koalicioni nuk ka asnjë indikacion se sulmi ajror ka goditur civilët në afërsi të Rakas, siç ka raportuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendore të SHBA-së,

“Sidoqoftë, që prej se ne kemi kryer disa sulme në afërsi të Rakas, ne do ta hetojmë këtë informacion”, thuhet tutje në deklaratë.

Observatori tha sot se beson se sulmi ajror ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bshkuara, që lufton kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Ky grup tha se aktivisët e tij i kanë gjetur së paku 33 trupa të pajetë në objektin e shkollës, që ishte përdorë si strehim për të zhvendosur nga konflikti, pas sulmit që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

XS
SM
MD
LG