Ndërlidhjet

Lituania dhe Ukraina hedhin poshtë akuzat e Lukashenkas


Presidenti bjellorus, Aliaksandr Lukashenka

Lituania dhe Ukraina kanë hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Lukashenka ka deklaruar se 20 militantë të armatosur, që janë trajnuar në kampet në Bjellorusi, Ukrainë, Lituani dhe Poloni, janë arrestuar nën dyshimin se kanë dashur të bëjnë “provokim të armatosur” më vend.

Ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkevicius ka thënë se deklarata e Lukashenkas ishte e pabazë dhe sugjeron se ai e drejton shtetin në stilin sovjetik “kërko armiqtë”.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme ukrainase ka thënë se akuzat e liderit bjellorus “nuk përkojnë me realitetin, janë provokuese dhe dëmtojnë raportet fqinjësore mes Ukrainës dhe Bjellorusisë”.

XS
SM
MD
LG