Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova solidarizohet me popullin britanik


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova solidarizohet me popullin e Britanisë së Madhe pas sulmit të sotëm terrorist në Londër.

“Kosova solidarizohet me familjet e viktimave dhe me të gjithë popullin britanik pas sulmit të sotëm terrorist në Londër. Mbetemi përherë të bashkuar dhe të patundur në mbrojtjen e vlerave tona demokratike perëndimore”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.

Policia e Londrës thotë se të paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë, pasi një person goditi me veturën e tij një turmë të njerëzve në Urën Westminister dhe më pas sulmoi me thikë një zyrtar policor në Parlamentin britanik, i cili më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Autoritetet britanike kanë thënë se sulmuesi i dyshuar është vrarë nga policia.

XS
SM
MD
LG