Ndërlidhjet

OKB: 400 mijë persona “të bllokuar” në Qytetin e Vjetër të Mosulit


Irakianët duke u larguar nga Mosuli Perëndimor

Rreth 600,000 persona vazhdojnë të qëndrojnë në zona në perëndim të Mosulit, që është nën kontrollin e grupit militant, Shteti Islamik, ndërkaq 400,000 të tjerë janë “të bllokuar” në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ka njoftuar sot OKB.

“Ata kanë nevojë të madhe për ushqim”, ka thënë Bruno Geddo, që përfaqëson agjencinë për refugjatë të OKB-së për Irak.

Ai ka thënë se njerëzit që kanë ardhur nga ajo zonë, e kanë përshkruar situatën si dëshpëruese.

“Njerëzit kanë djegur orienditë, rrobat e vjetra, gjithçka që kanë gjetur vetëm që të ngrohen gjatë natës sepse natën temperaturat bien në mënyrë të konsuiderueshme. Është shumë e limituar sasi e ushqimit që ata mund të hanë”, ka thënë Geddo, duke shtuar se njerëzit në Mosul po mbijetojnë me pak bukë dhe ujë dhe shumë prej tyre hanë vetëm një ditë.

Komentete tij vijnë në kohën kur forcat irakaine kanë nisur një ofensivë që prej tetorit për të marrë nën kontroll Mosulin.

Pjesa lindore e Mosulit u rimorr në muajin janar, ndërkaq forcat irakiane janë duke zhvilluar beteja të ashpra për të rrimarrë edhe pjesën perëndimore të qytetit.

Mosuli ra nën kontrollin e IS-it më 2014.

XS
SM
MD
LG