Ndërlidhjet

Rohani do të takohet me Putinin më 28 mars


Hassan Rohani dhe Vladimir Putin, foto arkiv

Kremlini thotë se presidenti iranian, Hassan Rohani do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë më 27-28 mars.

Në deklaratën për media të Kremlinit thuhet se Putini dhe Rohani do të bisedojnë më 28 mars dhe më theks të veçantë do të flasin për raportet tregtare dhe investimet.

Gjithashtu, dy liderët priten të diskutojnë për “zbatimin e projekteve të mëdha të përbashkëta në sferën e energjisë dhe infrastrukturës së transportit”, thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG