Më shumë se 100 persona janë vrarë në Mosulin Perëndimor nga shpërthimi që ndodhi më 22 mars, në një pjesë të banuar të qytetit, thanë zyrtarë ushtarakë.
Birgaderi Muhammad al-Jabouri, një komandat irakian, tha sot se 108 janë gjetur pasi një shpërthim goditi qarkun al-Jadida në Mosul- një zonë e cila është e populluar dhe ku po zhvillohet luftime të ashpra në mes të forcave irakiane dhe militantëve të Shtetit Islamik.
Shpërthimi u shkaktua nga disa mina të vendosura nga ekstremistët e IS-it.
Organizata e pavarur e aktivistëve “Syri i Mosulit”, ka thënë se 130 persona janë vrarë nga ky shpërthim, përfshirë gra dhe fëmijë.
Forcat irakiane të mbështetura nga koalicioni i sulmeve ajrore që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë duke luftuar për të çliruar pjesën perëndimore të qytetit, pasi në janar, larguan IS-in nga pjesa lindore e Mosulit.