Ndërlidhjet

Qindra migrantë nga Afrika besohet se janë mbytur në brigjet libiane


Foto nga arkivi

Qindra migrantë afrikanë besohet se janë mbytur në Detin Mesdhe më 23 mars, pasi një anije e shpëtimit ka gjetur pesë trupa të pajetë pranë dy varkave të fundosura në bregdetin e Libisë.

Agjencia për refugjatë e OKB-së thotë se është “thellësisht e alarmuar”, pasi anija Golfo Azzuro, që operohet nga një organizatë bamirëse, ka raportuar se ka gjetur trupa të pajetë pranë dy varkave pjesërisht të fundosura.

Zëdhënësja e Proactiva Open Arms, Laura Lanuza ka thënë se varkat e fundosura dukeshin si ato që përdoren nga trafikantët, që zakonisht mbartin nga 120-140 migrantë secila.

Ajo ka thënë se trupat e gjetur ishin afrikanë nga mosha 16 deri 25-vjeç.

Rreth 6,000 njerëz janë gjetur nga anijet e shpëtimit, që koordinohen nga Italia, që prej fundjavës së kaluar, duke bërë që numri i migranëve që kanë arritur në Itali që prej fillimit të këtij viti të arrijë në 22,000. Kjo shifër është më e lartë, krahasuar me vitet e kaluara.

Organizata ndërkombëtare për migrantë ka thënë se deri më tani në Mesdhe kanë humbur jetën 559 migrantë. Më 2016, kjo shifër kishte arritur në rreth 5,000.

XS
SM
MD
LG