Ndërlidhjet

Londër: Policia i ka liruar 6 prej 10 vetëve që mbaheshin lidhur me sulmin terrorist


Njerëzit kanë vendosur lule në Westminster Bridge në Londër ku ka ndodhur sulmi terrorist

Policia britanike thotë se i ka liruar 6 prej 10 personave, që mbaheshin në hetime lidhur me sulmin vdekjeprurës terrorist afër Parlamentit të Britanisë ditën e mërkurë dhe ka njoftuar se emri i lindjes i sulmuesit ishte Adrian Russell Ajao, dhe ai ishte konvertuar në mysliman me emrin, Khalid Masood.

Aktualisht në paraburgim mbeten 4 vetë, derisa autoritetet po punojnë të zbulojnë se në ç’mënyrë Masood ishte radikalizuar para se të ndërmerrte sulm. Ai ishte vrarë nga policia gjatë sulmit.

Autoritetet thanë se Masood, i cili ka histori të dhunës, mendohet se sulmin në Westminster e ka ndërmarrë vetë, por nuk është përjashtuar mundësia që edhe persona të tjerë ishin të përfshirë.

Të 6 personat e liruar mbrëmë, dy femra dhe katër meshkuj, ishin arrestuar në qytetin Birmingem në Angli, ku jetonte sulmuesi Masood. Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kanë përgatitur akte terroriste.

XS
SM
MD
LG