Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan: Rusia përpiqet për zgjerim të ndikimit në Libi


Pamje e pjesëtarëve të ushtrisë së Rusisë

Shefi i Komandës Afrikane të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Thomas Waldhauser, thotë se Rusia po përpiqet ta zgjeroj ndikimin e saj në Libi, diçka që nga Shtetet e Bashkuara ndiqet me “shqetësim të madh”.

Gjenerali Waldhauser dje u tha mediave se Rusia është “në terren” në hapësirën kufitare ndërmjet Egjiptit dhe Libisë dhe po përdorë mjete ushtarake, shitje të armatimit dhe të naftës, për ta zgjeruar ndikimin në Libi.

“Ata po përpiqen të influencojnë aksion – atë që ata e bëjnë ne e shikojmë me shqetësim të madh”, tha Waldhauser në një konferencë për shtyp.

Më herët këtë muaj, agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters kanë raportuar se Rusia i kishte vendosur forcat në një bazë në pjesën perëndimore të Egjiptit, që është afro 100 kilometra nga kufiri me Libinë.

Prej vrasjes së dikatorit të Libisë, Muammar Qadafi, në vitin 2011, forca të ndryshme po përpiqen të jenë të pranishme dhe të ushtrojnë ndikim në këtë vend.

XS
SM
MD
LG