Ndërlidhjet

Bjellorusi: Policia i ka arrestuar qindra vetë, shumica prej tyre u rrahën


Pamje nga ndërhyrja e policisë së Bjellorusisë kundër pjesëmarrësve të protestës kundër qeverisë në Minsk
Pamje nga ndërhyrja e policisë së Bjellorusisë kundër pjesëmarrësve të protestës kundër qeverisë në Minsk

Policia speciale në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë dje i ka arrestuar qindra vetë, shumicën prej tyre edhe e ka rrahur, gjatë një goditjeje të dhunshme në protestën kundër qeverisë së presidentit, Alyaksandr Lukashenka.

Tatsyana Revyako, aktiviste bjelloruse për të drejtat e njeriut nga grupi i quajtur, Vyasna (Pranvera), tha se më se 400 vetë janë arrestuar nëpër rrugët e Minskut.

“Shumë prej të arrestuarve janë rrahur dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, tha Revyako.

Asociacioni i gazetarëve të Bjellorusisë tha se 20 reporterë, që raportonin për këtë demonstratë të paautorizuar, po ashtu, ishin arrestuar nga autoritetet.

Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Redaksia për Bjellorusinë, Alyaksandra Dynko, dhunën e policisë e ka përshkruar si “brutale”.

XS
SM
MD
LG