Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e protestuesve në Rusi


Moskë, 26 mars 2017.

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë se janë "të tronditura" me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny.

"I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t'i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësorë", tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

"Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike", shtoi Toner.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.

Policia ruse arrestoi së paku 500 protestues.

XS
SM
MD
LG