Ndërlidhjet

Turqit në Evropë nisin votimet në referendumin e Erdoganit


Ilustrim
Ilustrim

Turqit që jetojnë në Evropë, votojnë sot në një referendum, që bën thirrje për zgjerimin e pushtetit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rreth 1.4 milion turq në Gjermani kanë të drejtë vote në referendum.

Ata do të mund të votojnë nga sot deri më 9 prill në konsullatat e Turqisë në Berlin, Hamburg, Hanover, Frankfurt, Këln, Dyzeldorf, Muenster, Karlsrue dhe Mainc, raporton DPA.

Popullsia turke e Gjermanisë është e rëndësishme për Erdoganin, kampi "Po" i të cilit është duke luftuar për të ruajtur avantazhin brenda Turqisë.

Në zgjedhjet presidenciale më 2015, 60 përqind e turqve në Gjermani kanë votuar partinë e Erdoganit - AKP.

Diaspora turke në Austri, Zvicër, Danimarkë dhe Francë po ashtu do të votojë gjatë dy javëve në vazhdim.

Referendumi kushtetues brenda Turqisë zhvillohet më 16 prill.

Referendumi ka shkaktuar mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe disa qendrave evropiane, të cilat i kanë ndaluar zyrtarët turq të mbajnë tubime politike në territoret e tyre.

XS
SM
MD
LG