Ndërlidhjet

Kremlini thotë se protestat ishin provokim; Navalny dënohet


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Një gjykatë në Moskë dënoi me 15 ditë burg liderin e opozitës ruse dhe aktivistin anti-korrupsion, Aleksei Navalny, për mosbindje ndaj policisë, si dhe me 20,000 rubla (350 dollarë) gjobë për organizimin e, siç u tha, protestave të paligjshme në Moskë, më 26 mars.

Të dielën, policia arrestoi qindra protestues në gjithë Rusinë, përfshirë Navalnyn, që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar korrupsionin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev.

Navalny përsëriti edhe sot akuzat për korrupsion kundër Medvedevit.

Kremlini, në anën tjetër, i hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të liruar protestuesit e opozitës.

Sipas Kremlinit, protestat kanë qenë të paligjshme dhe organizatorët kanë paguar adoleshentë për t'i ndjekur ato.

Zëdhënësi Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët, tha se protestat ishin "provokim" dhe se autoritetet janë të shqetësuara se aktivistët e opozitës mund t'i inkurajojnë njerëzit të thyejnë ligjin përsëri në të ardhmen.

Kësaj deklarate i bëri jehonë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

"Nuk e kujtoj kush, por dikush ka thënë se liria kërkon sundim të ligjit. Andaj, legjislacioni rus, i cili bazohet në të drejtat e përcaktuara ndërkombëtarisht të shteteve, për të ndaluar ngjarje, sidomos kur ka arsye për të vlerësuar se ato mund të nxisin parregullsi publike, është në thelb të çdo gjëje që flasim", tha Lavrov.

XS
SM
MD
LG