Ndërlidhjet

Francë: Kërkohet edhe dënimi i tretë me burg të përjetshëm për Carlosin


Carlos në një gjykatë franceze në nëntor të vitit 2011
Carlos në një gjykatë franceze në nëntor të vitit 2011

Një prokuror francez ka kërkuar sot edhe dënimin e tretë me burg të përjetshëm për personin e njohur me ermin “Çakalli Carlos”, që dikur ishte personi më i kërkuar në botë, për sulmin vdekjeprurës në një pikë tregtare në Paris, në vitin 1974.

Ky person nga Venezuela, që emrin e vërtetë e ka Ilich Ramirez Sanchez, aktualisht është në vuajtje të dy dënimeve me burg të përjetshëm në Francë, për një seri të vrasjeve dhe sulmeve, që i kishte organizuar ose kryer në këtë vend, në emër të çështjes palestineze apo të revolucionit komunist, në vitet e 70 dhe 80-ta, raportona gjencia Associated Press nga Parisi.

Prokurori, Remi Crosson du Cormier, kërkoi nga një gjykatë parisiene që Ramirez Sanchez, tashmë 67 vjeçar,të ndëshkohet me dënimin më të rëndë në sistemin gjyqësor francez, për shkak të “tmerrit të këtij sulmi terrorist”.

Ky person, që është i njohur në gjithë botën si “Carlos”, e ka hedhur poshtë përfshirjen, duke thënë se nuk ka prova kundër tij.

Pritet që nesër gjykata do ta shpallë vendimin.

XS
SM
MD
LG