Ndërlidhjet

Dhoma e specializuar miraton rregulloren e procedurës dhe provave


Ilustrim
Ilustrim

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar, në kuadër të Gjykatës Speciale, kanë miratuar rregulloren e Procedurës dhe të Provave, ka njoftuar përmes një kumtese Dhoma e Specializuar.

Sipas njoftimit, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të Gjykatës Speciale, do të ketë tridhjetë ditë për shqyrtimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, për të përcaktuar nëse rregullorja është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Me këtë rregullore, sipas njoftimit të Dhomës së Specializuar, i kushtohet rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë të rrezikuar për shkak të dhënies së dëshmisë, ose bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara.

Rregullorja e procedurës dhe e provave hyn në fuqi shtatë ditë pasi Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbi kushtetutshmërinë, thuhet në kumtesën e Dhomës së Specializuar.

Sipas njoftimit, me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor.

Sipas Dhomës së Specilizuar, rregullorja e Procedurës dhe e Provave synon që “të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhe sigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësisht Kushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut”.

Në kumtesë gjtihashtu bëhet me dije se gjatë seancës plenare gjykatësit kanë miratuar edhe dy dokumente të tjera që kanë rëndësi për funksionimin e Dhomave të Specializuara – Kodin e Etikës Gjyqësore dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara.

XS
SM
MD
LG