Ndërlidhjet

Qeveria i jep leje Vuçiqit të vizitoj Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i lejoj kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të vij në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Ministri ka thënë se 'pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën është marrë vendimi për lejimin e tij që të vij në Kosovë'.

"Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë", ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtar sikurse Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG