Ndërlidhjet

Guterres kërkon që shtetet e përçara arabe të ndihmojnë lidhur me Sirinë


Pamje e sotme nga kampi Zaatari në Jordani, ku refugjatët qëndrojnë për ta takuar Antonio Guterresin gjatë vizitës së tij në kamp

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje shteteve arabe që t’i lënë anash dallimet dhe të ndihmojnë në përfundimin e luftës civile gjashtëvjeçare në Siri.

Këtë thirrje ai e bëri sot gjatë vizitës në kampin e refugjatëve, Zaatari në Jordani, një ditë para se të marrë pjesë në samitin madhor arab, që këtë vit mbahet në Jordani.

Zoti Guterres thotë se përçarjet arabe lidhur me Sirinë, u kanë dhënë nxitje të paqëllimshme grupeve terroriste, duke lejuar “të tjerët të intervenojnë ose t’i manipulojnë situatat, duke krijuar jostabilitet dhe duke e lehtësuar jetën e organizatave terroriste”.

Turqia, Rusia dhe Irani, janë bërë lojtarët kryesorë në këtë konflikt, nga i cili janë vrarë mijëra vetë dhe qindra mijëra të tjerë janë zhvendosur, raporton AP.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, theksoi se tashmë janë mbyllur edhe më tepër dyer për të zhvendosurit dhe se duke mos i ndihmuar refugjatët, bota paqëllimshëm i forcon grupet terroriste dhe i shton rreziqet për sigurinë globale.

XS
SM
MD
LG