Ndërlidhjet

Konfirmohet se dhëndëri i Trumpit do të dëshmojë për kontaktet ruse


Donald Trump (majtas) gjatë një tkaimi me dhëndërin e tij Kushner

Komiteti i inteligjencës i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar mbrëmë se Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i lartë i presidentit, Donald Trump, do të dëshmoj vullnetarisht lidhur me hetimet për përfshirje të dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Në një deklaratë të përbashkët, senatori republikan, Richard Burr, dhe ai demokrat, Mark Warner, theksojnë se presin që Kusher “do të jetë në gjendje të përgjigjet në pyetjet kryesore që janë shtruar” në hetimin e komitetit.

Nuk është e qartë se a do të jetë dëshmi nën betim apo jo.

Më herët, e përditshmja, New York Times, ka raportuar se Jared Kushner, një herë ishte takuar me ambasadorin e Rusisë, Sergei Kislyak, gjatë periudhës tranzitore.

Pas kësaj, Kislyak kishte kërkuar edhe një takim, por raportohet se Kushner në takim e kishte dërguar një ndihmës.

Jared Kushner, që është i martuar me Ivanka Trumpin, vajza e presidentit Trump, ishte i angazhuar për kontakte të jashtme për Donald Trumpin gjatë periudhës tranzitore, prej zgjedhjeve në nëntor dhe inaugurimit të Trumpit në janar të këtij viti.

XS
SM
MD
LG