Ndërlidhjet

Vdiq Ahmed Kathrada, luftëtari kundër aparteidit


Ahmed Kathrada duke folur në funeralin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në dhjetor, 2013.

Aktivisti afrikano-jugor kundër aparteidit, Ahmed Kathrada, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Fondacioni i tij tha se Kathrada ka vdekur në një spital në Johanesburg, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Së bashku me Nelson Mandelën, Kathrada ka qenë në mesin e tetë aktivistëve të Kongresit Kombëtar të Afrikës, të dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1964.

Ata janë dënuar pasi kanë bërë përpjekje të rrëzojnë qeverinë e pakicës së bardhë.

Aparteidi ishte një sistem i legalizuar i diskriminimit kundër njerëzve të bardhë, i cili ka hyrë në fuqi në Afrikën e Jugut në vitin 1948.

Por, ligje që kanë diskriminuar jo të bardhët kanë ekzistuar edhe para tij.

XS
SM
MD
LG