Ndërlidhjet

Gjermania arreston një komandat taliban


Policia gjermane, foto nga arkivi

Prokurorët gjermanë thonë se kanë arrestuar një ish komandant të dyshuar të talibanëve, që besohet se ka marrë pjesë në sulmin ku u janë vrarë ushtarë amerikanë dhe afganë.

Zyra e Prokurorit federal ka thënë se qytetari afgan, i identifikuar vetëm si Abdullah P., 30-vjeçar, është arrestuar në shtetin e Bavarisë më 23 mars, nën dyshimin se është pjesëtar i organizatës terroriste dhe për tentim vrasje.

Në deklaratën e Zyrës së Prokurorit thuhet se i dyshuari besohet se i është bashkuar talibanëve më 2002 dhe ka qenë komandant më 2004.

Sipas autoriteteve gjermane, ai është përfshirë në misione kundër luftëtarëve të huaj dhe afganë, përfshirë edhe në sulmin ndaj konvojit ushtarak ku u vranë 16 ushtarë amerikanë dhe afganë.

Akoma nuk është e qartë se në cilin vit ka ndodhur ky sulm.

Prokurorët gjermanë kanë shtuar se ai ishte larguar nga njësia e tij luftarake më 2008. Më 2009 ai kishte ikur në Pakistan, ndërkaq më 2011 ka ardhur në Gjermani si migrant.

XS
SM
MD
LG