Ndërlidhjet

Zyrtarët turq do të bisedojnë me Tillersonin për Sirinë dhe Gulenin


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Turqia do të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson për Sirinë dhe për ekstradimin e klerikut turk, Fetullah Gulen, që Ankaraja e akuzon për grushtshtetin e vitit të kaluar.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në intervistën për rrjetin televiziv TRT Haber.

Sekretari Tillerson këtë javë do të vizitojë Turqinë.

Cavusoglu ka thënë se gjatë vizitës së Tillersonit në Stamboll, zyrtarët turq do të diskutojnë me të edhe për arrestimin në Nju Jork të shefit të bankës turke Halkbank nën akuza se ka qenë i përfshirë në shkeljen e sanksioneve të SHBA-së për Iranin.

XS
SM
MD
LG