Ndërlidhjet

Poloni: 11 vetë të akuzuar për ngjarjen në Aushvic


Një femër e arrestuar në grupin e 11 vetëve në Aushvic të Polonisë në stacionin e policisë lokale

Prokurorët e Polonisë thonë se 11 vetë (4 femra e 7 meshkuj) të përfshirë në një ngjarje bizare në Aushvic, javën e kaluar, janë akuzuar.

Ky grup i njerëzve e kishte therrë një dele afër ish-kampit nazist të vdekjes, më 24 mars, e pastaj e kishte shpalosur një mbishkrim me fjalën “dashuri”, me ç’rast pjesëtarët e grupit ishin zhveshur dhe ishin lidhur në formë zinxhirore me njëri-tjetrin.

Mariusz Slomka, zëvendësprokuror rajonal në Osveçim, tha sot se kryerësit, në mesin e tyre 6 polakë, katër bjellorusë dhe një gjerman, janë akuzuar për fyerje të vendit përkujtimor.

Personi nga Bjellorusia, i cili e kishte therrë delen, ballafaqohet me akuza shtesë në harmoni me ligjin për mbrojtjen e shtazëve.

Pjesëtarët e këtij grupi nga zoti Slomka janë përshkruar si aktivistë të paqes, që protestojnë kundër luftërave në gjithë botën. Ata e kishin organizuar këtë veprim në Aushvic nëpërmjet Internetit.

Në kampin e përqendrimit në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë më se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj.

XS
SM
MD
LG