Ndërlidhjet

Në Bruksel mblidhet Këshilli NATO-Rusi


Ilustrim

Ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe të Rusisë janë mbledhur në selinë e aleancës në Bruksel, për sesionin e parë të Këshillit NATO-Rusi për vitin 2017.

Bisedimet e sotme pritet të përqendrohen në konfliktin në lindje të Ukrainës, situatën e sigurisë në Afganistan dhe mënyrat për reduktimin e rreziqeve ushtarake në Evropë.

"Për mua, ky është një hap i rëndësishëm drejt gjërave më të parashikueshme, drejt transparencës më të madhe, e cila është veçanërisht e nevojshme tani, kur kemi rritje të aktivitetit ushtarak përgjatë kufijve tanë", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sesioni i Këshillit NATO-Rusi pason tri mbledhje të ngjashme vitin e kaluar.

Ai vjen një ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës, ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.

NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.

XS
SM
MD
LG