Ndërlidhjet

Tillerson bisedon me zyrtarët turq për luftën kundër IS-it


Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ankara, 30 mars 2017.
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ankara, 30 mars 2017.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bisedoi me zyrtarë të lartë turq në Ankara për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS).

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të Presidencës turke, tha se Tillerson dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan biseduan për hapa të mundshëm të përbashkët kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera në Irak dhe Siri.

Erdogan theksoi rëndësinë e të punuarit me aktorë "legjitimë" në luftën kundër terrorizmit, thanë burimet.

Tillerson po ashtu takoi kryeministrin turk, Binali Yildirim, me të cilin bisedoi për rritjen e sigurisë dhe për lidhjet ekonomike në rajon, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

"Tillerson theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë, si lidere rajonale dhe aleate e NATO-s, për t'i përmbushur këto synime", tha zyrtari.

Ankaraja po i bën presion Uashingtonit që të nisin një luftë të përbashkët, për rikthimin e kotrollit të qytetit Raka, që është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Siri.

Turqia do që kurdët sirianë, që gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, të përjashtohen nga operacionet.

XS
SM
MD
LG