Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku 22 të vrarë nga eksplodimi i bombës


Pamje pas eksplodimit të sotëm në Paraçinar në Pakistan
Pamje pas eksplodimit të sotëm në Paraçinar në Pakistan

Raportohet se nga një eksplodim i bombës në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, që është e banuar me popullatë shumicë shiite, janë vrarë së paku 22 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Administratori qeveritar, Zahid Hussain, tha se eksplodimi i sotëm kishte ndodhur afër një xhamie shiite dhe tregut kryesor të qytetit Paraçinar.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Më 21 janar nga një eksplodim i tillë në qytetin Paraçinar, janë vrarë 24 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Për këtë sulm përgjegjësinë e patën marrë talibanët pakistanezë.

Paraçinari është kryeqytet i rajonit Kurram në kufirin me Afganistanin.

Ky rajon është i njohur për përleshje sektare ndërmjet sunitëve dhe shiitëve.

XS
SM
MD
LG