Ndërlidhjet

Policia në Moskë arreston 29 protestues 


Moskë, 2 prill

Policia në Rusi ka thënë se ka arrestuar 29 protestues opozitarë në qendër të Moskës.

Arrestimet e sotme vijnë vetëm një javë pasi mbi 1 mijë persona u arrestuan në protestat e organizuara nga aktivisti kundër korrupsionint Alexei Navalny.

“29 persona janë arrestuar nga Policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Navalny, i cili është duke qëndruar në burg, pasi u dënua me 15 ditë burgim, sipas autoriteteve, ka distancuar veten nga protestat e sotme.

“Ai nuk di absolutisht asgjë për këtë”, ka thënë zëdhënsja e tij, Kira Yarmysh.

Qeveria ruse ka thënë më 1 prill se ka nisur hetime penale ndaj një personi të paidentifikuar, i cili ka bërë thirrje për protestë për 2 prill.

XS
SM
MD
LG