Ndërlidhjet

Kolumbi: Rritet numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut


Pamje e një rruge në Kolumbi që është shkatërruar pas shirave të rrëmbyeshëm
Pamje e një rruge në Kolumbi që është shkatërruar pas shirave të rrëmbyeshëm

Në shumë se 200 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas rrëshqitjeve masive të dheut në qytetin kolumbian Mocoa.

Ushtria kolumbiane ka thënë sot se 254 persona kanë vdekur, 400 janë lënduar dhe 200 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Agjencia e lajmeve Associated Press, duke cituar zyrtarë të Kryqit të Kuq në Kolumbi, raporton se numri i të vdekurve është 200.

Qindra punëtorë të emergjencës, përfshirë ushtarë dhe policë, kanë shkuar në Mocoa për të kërkuar për të shpëtuarit e kësaj fatkeqësie natyrore.

Në qytetin Mocoa, që ka rreth 40,000 banorë, rrëshqitjet e dheut filluan më 31 mars, pas shirave të rrëmbyeshëm që bën që lumenjt të dalin nga shtrati.

Të paktën 203 persona gjithashtu janë lënduar nga rrëshqitjet e dheut në shtetin fqinj, në Ekuador, ka njoftuar Kryqi i Kuq.

Rrëshqitjet masive të dheut më 1985 në Armero të Kolumbisë, konsiderohen si më të rënda. Ato u shkaktuan pas shpërthimit të vullkanit dhe lanë të vdekur mbi 20,000 persona.

XS
SM
MD
LG