Ndërlidhjet

Vuçiq: Protestat janë në rregull derisa janë të qeta


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është vend demokratik dhe se protestat, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, janë në rregull derisa janë të qeta.

"Serbia është vend demokratik dhe secili mund të jetë i lumtur ose jo me rezultatin e zgjedhjeve. Paramendoni sikur unë t'i thërras të gjithë mbështetësit dhe të festojmë. Nuk kemi kohë për këtë. Duhet të punojmë dhe të jemi më të suksesshëm", tha Vuçiq për gazetarët në Mostar, teksa komentoi protestat e një grupi të rinjsh, të hënën në Beograd.

Vuçiq ka fituar zgjedhjet presidenciale në Serbi me më shumë se 55% të votave. Zgjedhjet u mbajtën më 2 prill.

Përpara Kuvendit të Serbisë është duke u protuestuar edhe sot.

XS
SM
MD
LG