Ndërlidhjet

Trump takon sot presidentin e Kinës


Donald Trump dhe Xi Jinping
Donald Trump dhe Xi Jinping

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pret sot në Florida presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Takimi, i pari i dy presidentëve, do të vazhdojë edhe nesër.

Marrëdhëniet e ardhshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë qenë të paqarta pas zgjedhjes së Trumpit, i cili është inauguruar më 20 janar.

Gjatë fushatës, ai e ka akuzuar Pekinin për politika të padrejta të tregtisë.

Javën e kaluar, Trump ka shkruar në Twitter se SHBA nuk mund të tolerojë më deficite masive trgetare dhe humbje të vendeve të punës dhe se takimi me Xinë "do të jetë shumë i vështirë".

Temë diskutimi pritet të jetë edhe kërcënimi bërthamor nga Koreja e Veriut.

XS
SM
MD
LG