Ndërlidhjet

Trump dhe Xi do të takohen sërish sot


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jingping, pritet të takohen për të dytën ditë me radhë në samitin në Florida.

Xi është në vizitë dyditore në resortin Mar-a-Lago në Florida.

Sot Trump dhe Xi pritet që të bisedojnë për një sërë çështjesh të vështira, përfshirë situatën në Gadishullin Korena, marrëdhëniet tregtare SHBA-Kinë dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin Jugor të Kinës.

Koreja e Veriut është priroteti kryesor i Trumpit në takimet me homologun kinez. Presidenti amerikan ju tha gazetarëve, para se të nisej për në Florida, se ai mendon që Kina do të veprojë në përpjekjet për të frenuar ambiciet bërthamore të Phenianit.

Trump ka thënë se nëse Kina nuk i bën Koresë së Veriut, SHBA do të veprojë e vetme.

XS
SM
MD
LG