Ndërlidhjet

Grupi separatist bask i dorëzoi armët


Pamje gjatë arrestimit të një lidereje të grupit ETA në Francë në vitin 2012
Pamje gjatë arrestimit të një lidereje të grupit ETA në Francë në vitin 2012

Organizata separatiste baske, e njohur me shkurtesën ETA, sot i ka dorëzuar armët, duke e përfunduar fushatën e armatosur për pavarësi, që ka zgjatur afro pesë dekaka.

Ky grup u ka dorëzuar autoriteteve të Francës një listë me vendet ku i kanë të fshehur bunkerët e armatimit, materjet eksploduese dhe municionin.

Qeveria e Spanjës tha se dorëzimi i armatimit nga ana e organizatës ETA, në qyetin francez, Bajone, është veprim pozitiv, por jo i plotë dhe ka krkuar nga grupi që të shpërbëhet dhe viktimave tu kërkojë falje.

Në vitin 2011, ETA pat shpallur armëpushim, por deri tash nuk i kishte dorzuar armët, që i ka përdorë si mjet për ta fituar pavarësinë e Baskisë.

Çarmatosja e këtij grupi paraqet përfundim të një periudhe të dhunës politike për dekada, e kishte tronditur gjithë Evropën Perëndimore.

ETA ishte e klasifikuar si organizatë terroriste nga Spanja, Britania, Franca, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG