Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt pas sulmeve me bomba


Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi ka shpallur tre muaj gjendje të jashtëzakonshme, pas dy sulmeve me bomba në kisha nga grupi militant Shteti Islamik, ku u vranë të paktën 44 persona.

Sisi shpallitre muaj gjendje të jashtëzakonshme. Këtë masë ai duhet ta prezantojë në parlament, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Të dielën, në një kishë në qytetin Tanta, nga sulmi me bombë u vranë 27 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, në një kishë në Aleksandri, u vranë të paktën 17 vetë, përfsirë katër policë ka njoftuar Ministria e Brendshme e Egjiptit.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këto dy sulme.

XS
SM
MD
LG