Ndërlidhjet

Bibilov fiton zgjedhjet presidenciale në Osetinë Jugore


 Anatoly Bibilov
Anatoly Bibilov

Zyrtarët në rajonin separatist të Osetisë Jugore kanë thënë se kryeparlamentari i parlamentit de fakto, Anatoly Bibilov, ka fituar zgjedhjet presidenciale, të cilat nga Tbilisi dhe Perëndimi janë cilësuar si jolegjitime.

Sipas komisionit të zgjedhjeve, pas 90 për qind të votave të numëruara, Bibilov ka fituar rreth 58 për qind të votave, që janë të mjaftueshme për të shmangur raundin e balotazhit.

Ndërkaq, 78 për qind e votuesve kanë mbështetur propozimin për ndryshimin e emrit të rajonit nga Republika e Osetisë Jugore në Republika e Osetisë Jugore-Alania.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Gjeorgjia kanë thënë se zgjedhjet e 9 prillit janë të paligjshme dhe kanë thënë se nuk do të njohin rezultatin zgjedhor.

XS
SM
MD
LG