Ndërlidhjet

IS ka humbur shumicën e territorit në Irak


Mosul, foto nga arkivi
Mosul, foto nga arkivi

Grupi militant Shteti Islamik ka humbur më shumë se tre të katërtat e territorit që ka pasur nën kontroll në Irak, ka thënë sot ushtria irakiane.

Gjenerali Yahya Rasool, zëdhënës i ushtrisë, ka thënë se IS-i momentalisht ka nën kontroll më pak se 30 mijë kilometra katror në Irak, apo 6.8 për qind të territorit të Irakut, shifër kjo shumë e ulët, krahasuar me 40 për qind të territorit të shtetit, që më herët ishte nën kontrollin e militantëve.

Grupi ekstremist gjithashtu ka humbur territor edhe në Siri, ku është duke luftuar në afërsi të qytetit Raka me forcat që mbështeten nga SHBA.

Forcat irakiane, që mbështeten nga koalicioni i sulmeve ajrore që i udhëheq SHBA-ja, kanë larguar militantët nga disa qytete dhe tash janë duke zhvilluar luftime të ashpëra në Mosul, që është qyteti i dytë më i madh irakian.

Forcat irakiane e shpallën të çliruar pjesën lindore të Mosulit në janar dhe gjenerali Rasool tha se forcat tashmë kanë marrë nën kontroll gjysmën e pjesës perëndimore të qytetit.

“Trupat tona janë shumë të kujdesshëm në avancimin e tyre”, ka thënë Rasool.

XS
SM
MD
LG