Një diplomat i lartë amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara” me ndikimin e një ligji të ri të Hungarisë në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, i cili është themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros.
Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, tha të martën në Budapest se ligji godet qartë Universitetin e Evropës Qendrore dhe kërcënon rëndësinë e këtij institucioni.
Më 10 prill, presidenti i Hungarisë, Janos Ader, nënshkroi legjislacionin, i cili kërkon nga universitetet e huaja në Hungari të kenë kampus dhe të ofrojnë kurse të ngjashme në vendet e origjinës.
Ader tha se ligji, që mund të detyrojë universitetin në fjalë të largohet nga Hungaria, është në përputhje me kushtetutën dhe nuk shkel mbi lirinë akademike.
Qeveria nacionaliste e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, e sheh Universitetin e Evropës Lindore si bastion të opozitës liberale.