Ndërlidhjet

McCain mbështet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO


Senatori John McCain dhe ministri i Mbrojtjes së Malit t5 Zi, Predrag Boskoviq
Senatori John McCain dhe ministri i Mbrojtjes së Malit t5 Zi, Predrag Boskoviq

Senatori amerikan, John McCain ka thënë se pranimi i Malit të Zi në NATO është vendimtar në stabilitetin e rajonit, pas aksioneve të Rusisë , të cilat ai i quajti “të papranueshme”.

McCain i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrad Boskoviq në Podgoricë.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkoi ratifikimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, gjë të cilën Moska e ka kundërshtuar ashpër.

“Besoj se sjellja ruse kërkon solidaritetin dhe forcën tonë, në mënyrë që të ruhen parimet dhe bazat e demokracisë”, ka thënë McCain, i cili është nëjri prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin në Kongresin amerikan.

Zyrtarët në Mal të Zi kanë akuzuar Rusinë se është e përfshirë në komplotin për puç vitin e kaluar. Rusia ka hedhur poshtë këto akuza.

Moska që një kohë të gjatë kundërshton zgjerimin e NATO-s dhe e ka përshkruar anëtarësimin e Malit të Zi në aleancën ushtarake si “provokim”.

XS
SM
MD
LG