Ndërlidhjet

Ministri i jashtëm gjerman viziton Kosovën


Ministri i jashtëm i GJermanisë, Sigmar Gabriel
Ministri i jashtëm i GJermanisë, Sigmar Gabriel

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, arrinë sot në Prishtinë në një vizitë zyrtare pas qëndrimit në Beograd dhe bisedave me zyrtarët e lartë shtetërorë serbë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefi i diplomacisë gjermane, Gabriel pritet të takohet me kryeministrin Mustafa dhe me ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj,

Ai më vonë do të vizitojë edhe Tiranën, në turneun e tij të parë ballkanik dhe në një periudhë kur të gjitha vendet e rajonit po përballen me problemet e tyre të brendshme.

Ministri Gabriel tha në Beograd se “Serbia duhet të punojë me reformat dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën” duke e cilësuar këtë si “parakusht thelbësor për anëtarësim në Bashkimin Evropian".

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane në Beograd u bë në kohën kur po vazhdojnë protestat e qytetarëve, të cilat ai i cilësoi si “të mundshme dhe të lejueshme”.

Viizita e ministrit të jashtëm të Gjermanisë në Kosovë dhe Serbi zhvillohet në një periudhë kur palët kanë pezulluar dialogun ndërmjet tyre pas një valë të tensioneve të shkaktuara në fillim vit, fillimisht me arrestimin e ish-kryeministrit Haradinaj dhe një treni me ikonografi mesjetare dhe nacionaliste të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës.

XS
SM
MD
LG