Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Bllokohet Radio Evropa e Lirë në Internet


Njëri nga realizuesit më të mëdhenjë të shërbimeve në Internet në Azerbajxhan, duket se e ka bllokuar qasjen në faqen e Radios Evropa e Lirë, programi për Azerbajxhanin.

Në deklaratën e djeshme, Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, tha se bllokada nga Delta Telecom, ka filluar më 27 mars dhe është dokumentuar më 10 prill, në raportin e grupit Qurium, që është një shërbim jofitimprurës i sigurisë digjitale.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent, e ka dënuar këtë ndërhyrje duke e cilësuar si “keqpërdorim flagrant të autoriteteve të Azerbajxhanit për ta penguar misionin e Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, për dhënie të informacioneve të pavarura dhe raportim për audiencën në Azerbajxhan”.

Bllokada e fundit u bë pas publikimit të hetimeve nga ana e Redaksisë për Azerbajxhanin, në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me seli në Sarajevë, për aktivitetet financiare të ndërlidhura me anëtarët e familjes së presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe qarqeve të afërta me të.

XS
SM
MD
LG