Ndërlidhjet

Mijëra protestues kërkojnë që Trump të deklarojë taksat


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Mijëra persona në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë marshuar në protestën në "Ditën e Taksave", me qëllim që t’i bëjnë presion, presidentit Donadl Trump të publikojë taksat e tij federale.

Më 15 prill janë mbajtur protesta në dhjetëra qytete në SHBA, që përkon me afatin vjetor kur amerikanët duhet të paraqesin deklaratat e tyre tatimore në qeverinë federale.

Shumica e protestave ishin paqësore, edhe pse ka pasur disa raste ku në disa protesta ka pasur grupe pro-Trumpit, të cilët janë përballur me protestuesit që kërkojnë që presidenti të publikojë taksat e tij.

Në Berkeley, Kaliforni, të paktën 21 persona janë arrestuar pas përleshjeve në mes të mbështetësve të Trumpit dhe kundërshtarëve të tij.

Trump ishte kandidati i parë presidencial, që për më shumë se 40 vjet, ka refuzuar që të publikojë të ardhurat e tij gjatë fushatës zgjedhore.

Asnjë kandidat presidencial nuk obligohet që të publikojë taksat e tij, por kritikët thonë se kjo gjë ka lënë të kuptohet se Trump është duke fshehur diçka.

Protestat e fundit, janë të një serie të protestave të organizuara nga demokratët, grupet e punës, organizatat e grave dhe grupe të tjera që kritikojnë Trumpin dhe politikat e tij.

XS
SM
MD
LG