Ndërlidhjet

McMaster takohet me presidentin afgan


 H.R. McMaster
H.R. McMaster

H.R. McMaster, këshilltari për siguri kombëtare i presidnetit amerikan, Donald Trump, ka arritur në Kabul për bisedime, vetëm disa ditë pasi ushtria amerikane hodhi bombën më të madhe jobërthamore mbi caqet e militantëve të Shtetit Islamik në lindje të Afganistanit, duke vrarë pothuajse 100 militantë.

McMaster ka njoftuar në Twitter se gjendet në kryeqytetin afgan për “bisedime të rëndësishme mbi bashkëpunimin”, mes dy shteteve.

Ndërkaq, pallati presidencial i Afganistanit, ka thënë po ashtu në Twitter, se presidenti afgan, Ashraf Ghani dhe McMaster, “kanë biseduar për raportet dypalëshe, sigurinë, kundërterrorizmin, reformat dhe zhvillimin”, gjatë takimit të sotëm.

Më 13 prill, ushtria amerikane ka sulmuar me bombën e tipit GBU-43/B, mbi pozicionet e IS-it në provincën Nangarhar.

Zyrtarët afganë kanë thënë se nga sulmi me bombën jobërthamore më të madhe, që është përdorur ndonjëherë, janë vrarë 94 militantë. Ata kanë thënë se nuk ka viktima në mesin e civilëve.

XS
SM
MD
LG