Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Papa denoncon “regjimet shtypëse” por bën thirrje për vetëpërmbajtje


Papa Françesku ka denoncuar “regjimet shtypëse”, në mesazhin e tij për Pashkët, por ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Ai u bëri thirrje edhe udhëheqësve botërore që të parandalojnë përhapjen e konflikteve, teksa tensionet janë rritur në Korenë Veriore dhe Siri.

Papa Françesku ka mbajtur meshën e festës së Pashkëve, teksa janë shtuar masat e sigurisë në Sheshin e Shën Pjetrit, pas sulmeve të fundit në Londër dhe Stokholm.

"Në situatën komplekse dhe shpesh dramtatike të ngjarjeve që ndodhin sot në botë, Zoti do t’i udhëheq të gjithë ata që punojnë për drejtësi dhe paqe. Shpresojmë që ai do t’ju jap liderëve të botës kurajon që atyre ju duhet për të parandaluar përhapjen e konfiktit”, ka thënë ai.

Duke folur në festën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, Papa Françesku gjithashtu bëri thirrje për paqe në Sudanin Jugor, Somali, Kongo dhe Ukrainë.

XS
SM
MD
LG