Ndërlidhjet

Këshilltari i presidentit amerikan për siguri kombëtare, H.R McMaster, ka arritur në Pakistan, vetëm një ditë pasi bisedoi me liderët afganë në Kabul.

McMaster ka arritur në Islamabad më 17 prill, që shënon viztën e parë të nivelit të lartë të administratës amerikane, që prej inaugurimit të presidentit Donald Trump më 20 janar.

McMaster pritet të bisedojë me udhëheqësinë civile dhe ushtarake të Pakistanit, për luftën në Afganistan dhe për dyshimet se Islamabadi po mbështetë grupet militante afgane.

Gjatë vizitës në Kabul, McMaster i bëri thirrje Islamabadit që të mos mbështes talibanët, në luftën e tyre në Afganistan.

Pakistani mohon se mbështet grupet militante dhe ka akuzuar Afganistanin se po lejon që kryengitësit të vijnë në territorin e Pakistanit dhe të kryejnë sulme.

XS
SM
MD
LG