Ndërlidhjet

GJND do të pubikojë këtë javë vendimin për rastin e Ukrainës ndaj Rusisë


Seanca dëgjimore për rastin e Ukrainës ndaj Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) thotë se më 19 prill do të jap vendimin për kërkesën e Kievit për të ndaluar Rusinë që të dërgojë para, armë dhe trupa në lindje të Ukrainës.

Vendimi do të jepet në orën 15:00 në Pallatin e Paqes në Hagë të Holandës, ka njoftuar kjo gjykatë.

Moska aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014 dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës.

Nga luftimet në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatisëve, janë vrarë mbi 9750 persona.

Kievi gjithashtu po kërkon nga GJND-ja që ta urdhërojë Rusinë, për siç thotë, “diskriminimin racor”ndaj grupeve minoritare në Krime, veçanërisht ndaj popullsisë tatare.

Edhe pse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë përfundimtare dhe detyruese, gjykata nuk ka mjete që të detyrojë zbatimin e urdhërave.

Ukraina akuzon Rusinë për shkeljen e konventave të OKB-së kundër terrorizmit dhe diskriminimit, me mbështetjen e grupeve në lindje të Ukrainës dhe Krimesë.

Moska hedh poshtë këto akuza.

Ukraina ka kërkuar nga GJND-ja të vendos që “Federata Ruse bartë përgjegjësi ndërkombëtare” për “aktet e terrorizmit të kryera nga ndihmësit e saj në Ukrainë”. Kievi po ashtu po kërkon që Rusia të paguaj dëmshpërblim për civilët.

XS
SM
MD
LG