Ndërlidhjet

Shqipëri: U arrestuan 18 policë dhe doganierë për drogë


Pamje e bimës së kanabisit
Pamje e bimës së kanabisit

Zyra e prokurorit të Shqipërisë ka njoftuar sot se 10 policë dhe 8 zyrtarë doganorë janë arrestuar për organizimin e trafikimit ilegal të drogës në Italinë fqinje.

Në kumtesë, mëtutje, theksohet se të arrestuarit “kishin një formë të bashkëpunimit” në dy raste, kur kamionët në Itali ishin gjetur me 11 tonelata kanabis, që kishin kaluar nga ose nëpër Shqipëri.

Nëse dënohen në gjykatë ata mund të ballafaqohen deri me 20 vjet burg për trafikim të drogës.

Vitin e kaluar, autoritetet e Shqipërisë i kanë shkatërruar afro 2.5 milionë bimë të marihuanës, katër herë më tepër se në vitin 2015, dhe i kanë konfiskuar shumë tonelata të kanabisit në vendkalimet kufitare ose nga anijet që lundronin për Greqi dhe Itali, raporton agjencia AP.

Por, përkundër shtimit të masave të sigurisë këtë vit, dhjetëra tonelata të drogës janë konfiskuar në Itali dhe Greqi, pasi kanë kaluar nëpër Shqipëri.

XS
SM
MD
LG