Ndërlidhjet

Pakistan: Administrata amerikane e përkushtuar për forcimin e raporteve


Zyrtari i lartë pakistanez, Sartaj Aziz (djathtas), dhe Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-ve, H.R. McMaster, gjatë takimit të tyre të sotëm në Islamabad

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka arritur në Pakistan, një ditë pasi kishte biseduar me liderët afganë në Kabul.

Këshilltari, H. R. McMaster, sot ka rritur në Islamabad, që është vizita e parë e një zyrtari të lartë të administratës amerikane, prej se presidenti Trump u inaugurua më 20 janar të këtij viti.

Në kumtesën e Zyrës së kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif, thuhet se McMaster e ka siguruar atë se “administrata e re është e përkushtuar për forcimin e raporteve të dyanshme dhe për punën me Pakistanin, për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Afgaistan, dhe në rajonin më të gjërë të Azisë Jugore”.

Uashingtoni dhe Kabuli për një kohë të gjatë e kanë akuzuar Pakistanin për dështim që t’i godasë militantët talibanë dhe grupet e tjera ekstremiste me bazë në Pakistan, që luftojnë kundër qeverisë së Afganistanit dhe forcave të jashtme në Afganistan.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat se i mbështet grupet militante dhe e ka akuzuar Afganistanin se e lejon hyrjen e kryengritësve nga territori i tij në Pakistan, për të krye sulme.

XS
SM
MD
LG