Ndërlidhjet

Francë: Kandidatët presidencialë e intesifikojnë fushatën


Pamje nga Parisi
Pamje nga Parisi

Kandidatët presidencialë francez po mbajnë takime në gjithë vendin para zgjedhjeve që mbahen më 23 prill.

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, që janë favoritë në këtë garë, pritet që sot më vonë të mbajnë tubime të mëdha në Paris.

Kandidati i së majtës ekstreme, Jean-Luc Nelenchon, që kohëve të fundit ka shënuar përparim në hulutmiet e opinionit, po ashtu, po zhvillon fushatë në kryeqytetin Paris, derisa kandidati konservator, Francois Fillon, ndodhet në qytetin jugor, Nicë, ku vitin e kaluar nga një sulm me kamion janë vrarë 86 vetë.

Zgjedhjet po ndiqen me interesim ndërkombëtar pasi konsiderohen se janë një lloj i matjes së ndjenjave populliste në Evropë, derisa epilogu është gjithnjë e më i paqartë.

Prej 11 kandidatëve, dy kandidatët me më së shumti vota do të garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen më 7 maj.

Hulumtimet e fuindit të opinionit sugjerojnë se Le Pen, Macron, Melenchon dhe Fillon, kanë gjasë për të arritur në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Vlerësohet se një e treta e votuesve aktualisht janë të pavendosur se për cilin kandidatë do të votojunë.

XS
SM
MD
LG